NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

PËR LËVIZJEN PARALELE

NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

(Specialist - Qarku Elbasan)

 

Lloji i diplomës “ Shkenca Ekonomike”,

niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

 

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave:

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionet përkatëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet:

 

        2 (dy) Specialistë ekonomistë në Sektorin e Programeve të Zhvillimit, në Drejtorinë Arsimore Rajonale Elbasan – kategoria e pagës IV-b. 

        1 (një) Specialist në Degën e Thesarit Peqin – kategoria e pagës IV-b. 

        1 (një) Specialist në Degën e Thesarit Gramsh – kategoria e pagës IV-b 

        1 (një) Specialist finance, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Elbasan - kategoria e pagës IV-b.

 

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të vlerësimit.

 

Vëmendje! Duke filluar nga data 6 Maj 2015, do të njoftohen nëpërmjet faqes së DAP, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive në lidhje me numrin e vendeve të lira, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.