Nxënësit dhe stafi i shkollës 9-vjeçare Qamil Guranjaku kanë ofruar mbështetjen e tyre me donacione familjeve të përmbytura të vendit tonë. Kështu stafi mësimor në bashkëpunim me qeverinë e nxënësve dhe bordin e prindërve mundësuan mbledhjen e donacioneve dhe përgatitjen e pakove që konsistojnë në ushqime dhe veshmbathje për familjet e prekuar nga fatkeqësitë natyrore.