Të dashur fëmijë dhe nxënës!
Të nderuar edukatorë, mësues dhe drejtues!
DAR Elbasan ju uron suksese dhe rezultate të larta pune për vitin e ri shkollor 2014-2015. Urojmë të gjithë fëmijët që në dt.15 shtator do të provojnë ndjesinë e të qenurit nxënës, duke u ulur për herë të parë në bangat e shkollës dhe ata që i japin gjallëri dhe jetë shkollës sonë.
Një urim i veçantë shkon për të gjithë trupën mësimore, e cila me profesionalizmin dhe përkushtimin për punën, do të mundësojë një arsim më cilësor për fëmijët e besuar në duart e tyre. Le të përpiqemi për të edukuar qytetarë të denjë, për të mësuar nxënës të mirë, për të konkuruar me nxenes ekselentë, për një arsim më cilësor. Kështu do të kemi kryer detyrën tonë si prindër, mësues dhe punonjës.
Duke besuar në angazhimin tuaj, në dashurinë për punën dhe përgjegjshmërinë personale, ju uroj:
Suksese dhe një vit të mbarë shkollor.
Drejtore e DAR Elbasan
JONIDA CUNGU